Lëvizja Vetëvendosje në kryeqytet që nga marsi është duke u përgatitur për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.
Në intervistën e tij të fundit si nënkryetar i Prishtinës, në emisionin “038” në KTV, Dardan Sejdiu ka thënë se për ta më e rëndësishme se gara për kryetar komune është ajo për Kuvend Komunal dhe kjo sipas Sejdiut, do të bëjë që lista e kandidatëve të jetë sfiduese.
Sejdiu tha se do të jetë zë i Prishtinës në nivel qendror duke lobuar në miratim të Ligjit për Prishtinën.
Ai ka thënë se nuk do të jetë as kandidat për kryetar të Ferizajt e as të Prizrenit, qytete prej nga i ka prindërit.
Për më shumë, sonte në “038” nga ora 20:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Sejdiu thotë se do të kthehej në Komunën e Prishtinës veç si kryetar
-
Sejdiu: Do të mbaj postin e deputetit nëse zgjidhem
-
Sejdiu: Nuk e konsideroj veten pjesë të procesit për zgjedhjen e presidentit
-
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president
-
Sejdiu: LDK-ja po e mohon koalicionin me PDK-në shkaku i VV-së