Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuk konfirmohet dorëheqja e Dardan Sejdiut nga pozita e deputetit

Ndërsa gazeta “Zëri” thirrej në burime të saj se Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes pritet të japë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës, për të marrë pozitën e nënkryetarit të Shpend Ahmetit në kryeqytet, burime në Vetëvendosje mohojnë një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, tha për Koha.net se Sejdiu nuk do të japë dorëheqje.

Ai për portalin Koha.net tha se edhe vetë Sejdiu po e demanton një gjë të tillë.

Së fundi nga Lëvizja Vetëvendosje, një numër i madh i deputetëve të saj dhanë dorëheqje nga funksionet tjera brenda partisë, por ende asnjë nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.