Vetëvendosje mund të mbetet pa asnjë post të lartë institucional, ani pse doli partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Pavarësisht nëse votohet Qeveria e re me Avdullah Hotin kryeministër, kjo parti nuk e ka në plan t’ia kërkoj dorëheqjen kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë për KOHËN se kjo nuk është diskutuar fare në parti, edhe për faktin e bashkëpunimit tejet të mirë me Osmanin.
“Nuk e kemi diskutuar këtë në parti. Kjo edhe për shkak se me zonjën Vjosa Osmani kemi bashkëpunim në nivelin më të mirë të mundshëm. Bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer edhe në nivel të institucioneve, Kuvend dhe Qeveri. Pra, edhe me kryeministrin Kurti”, ka thënë Nagavci për KOHËN.
Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, thotë se do të varet edhe nga vullneti i nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmani, nëse do të vazhdojë të mbetet kryeparlamentare. Vjosa Osmani ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit, pasi ishte propozuar për këtë post nga Vetëvendosje, pas marrëveshjes për bashkëqeverisje që kjo parti kishte arritur me LDK-në.
Këto dy parti ndanë rrugët në Qeveri, pasi LDK-ja inicioi mocionin për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti më 25 mars.