Tirana zyrtare po i jep “ dorën e fundit” përgatitjeve për samitin e Brdo-Brijunit. Bisedimet konkrete në kuadër të kësaj nisme do të mbahen paraditen e të enjtes.
Bulevardi kryesor i kryeqytetit është mbushur me simbolika lidhur me samitin dhe vendet pjesëmarrëse, ndërsa policia e shtetit ka hartuar një plan masash për sigurinë. Ne kohen e mbërritjes se krerëve te shteteve lëvizja vetëvendosje proteston kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.
Sipas burimeve avioni i Vuçiqit mbërrin në aeroportin e Rinasit rreth orës 20:00 të së mërkurës dhe uniformat blu kanë parashikuar shoqërimin e tij dhe të gjithë liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, nën masa të rrepta sigurie ku do të ketë bllokim të përkohshëm të disa akseve rrugore.
Edhe garda e republikës është angazhuar me plan masash për të siguruar mjediset ku do të mbahet samiti i cili organizohet me ftesë të presidentit Ilir Meta.
Krahas liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë do të jetë e pranishme të enjten, edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini e cila ndodhet ne Tirane.
Për lëvizjen vetëvendosje në Tiranë Vuçiq dhe Dodik janë persona ‘non grata’, ndërsa në samit të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq dhe presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
-
Krerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë, paralajmërohet një deklaratë e përbashkët
-
Detajet e takimit të procesit Brdo-Brijun në Tiranë - Thaçi, Vuçiqi e Dodiku në mesin e të ftuarve
-
Kosova do të kërkojë në Tivat trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
BE-ja shpreh keqardhje për zhvillimet që çuan tek anulimi i samitit Brdo-Brijoni
-
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan që Vuçiqi të vijë në Kroaci