Bekim Salihu, hulumtues i lartë në GAP ka thënë se në shumë raste, komunat e Kosovës nuk u përgjigjen zyrtarisht qytetarëve në kërkesat apo ankesat e tyre.
Salihu ka deklaruar në “Desku” të KTV-së se komunikimi zyrtarë-qytetarë ende mungon dhe se kjo ndikon pastaj edhe te mungesa e qytetarëve në debate publike.
“Në pjesën dërmuese të komunave mungon kjo, qytetarët parashtrojnë ankesa e kërkesa për shqetësime por nuk marrin përgjigje. Por fakti që ti komunikon me qytetarin në çfarëdo forme e krijon një lloj besimi, mirëkuptimi por edhe bashkëpunimi me qytetarin për atë problem që e preokupon. Kemi pasur raste ose edhe kërkesa për shërbime të caktuara publike por nuk ka pasur ndonjë përgjigje, dhe kjo afekton pastaj edhe te mungesa e qytetarëve në debate publike pasi qytetari dekurajohet dhe nuk përfaqësohet në debate të tilla sepse i konsideron si përfaqësore, formale e jo të dobishme”, ka thënë Salihu.
Sipas tij, pavarësisht kësaj, komunat kanë rritur transparencën dhe llogaridhënien në vitet e fundit, pasi është shtuar dukshëm numri i komunave të cilat publikojnë në mënyrë të rregullt, raportet e tyre të shpenzimit të parasë publike.
“Në vitin 2012 vetëm 7 komuna kanë publikuar raportet periodike financiare në lidhje me shpenzimin e parasë publike mirëpo tani janë 24 komuna që publikojnë raporte të detajuara në lidhje me shpenzimin e parasë publike çka flet për rritjen e përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës por natyrisht ka edhe probleme të natyrës teknike të komunikimit dhe bashkëpunimit”, është shprehur ai.
-
Salihu: Shumica e problemeve të komunave janë prodhuar nga vendimet e Qeverisë
- Komunat në krizë: a ka faj qeveria Kurti?
-
Salihu: Ulja e Grantit të Performancës për Komunat, ndërhyrje në Ligjin për Buxhet
-
Salihu: Deklarimi i pasurisë formalitet, nuk shpalos aferat korruptive
-
Salihu: Pushteti do të ndryshojë në vetëm 5 komuna