Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Salihu: Ulja e Grantit të Performancës për Komunat, ndërhyrje në Ligjin për Buxhet

Bekim Salihu

Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka thënë se ka pasur tendenca edhe më herët për ta ulur Grantin e Performancës Komunale. Megjithatë, këtë grant Salihu e ka quajtur mekanizëm shpëtimi për komunat e vogla dhe të mesme.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka shprehur kundërshtinë ndaj vendimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke pretenduar se është ulur në mënyrë të njëanshme ky grant nga 4 milionë në 2 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Salihu në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka deklaruar se nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë MAPL-ja dhe Ministria e Financave kanë ndërhyrë në Ligjin për Buxhet pa aprovim nga Qeveria.

Asnjëra nga Ministritë akoma nuk janë deklaruar për këtë çështje.

“Akoma duket e mjegullt dhe e paqartë kjo pjesë sepse akoma nuk kemi reagim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe as nga Ministria e Financave. Akoma është e njëanshme kjo që ka ndërhyrë por nëse gjërat qëndrojnë ashtu siç është trumbetuar në opinion lënë të kuptosh që Ministria ka ndërmarrë një vendim arbitrar dhe ka ndërhyrë në Ligjin për Buxhet pa aprovim nga Qeveria, përkatësisht Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Salihu në “60 Minuta” në KTV.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim ndaj vendimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke pretenduar se është ulur në mënyrë të njëanshme Granti i Performancës Komunale nga 4 milionë në 2 milionë euro.

Sipas AKK-së, kjo shumë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës përmes Ligjit për Ndarjet Buxhetore 2026 dhe nuk mund të ndryshohet pa një rishikim formal të buxhetit nga i njëjti institucion. Organizata e komunave vlerëson se çdo ndryshim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe financiare të komunave.