Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sadiku: Po shihet fundi i tensioneve në Mitrovicë, po flitet për normalizim raportesh

Zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, deklaroi se situata në Mitrovicë s’ka ndryshuar shumë tash e 24 vjet, por sipas tij, një frymë pozitive para arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi po vërehet.

Ai tha në Konfrontin e KTV-së të enjten se tash po shihet fundi i narracionit bllokues dhe siç tha ai, palët po flasin për normalizim raportesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mitrovica brenda 24 vjetëve ka përjetuar gjithçka. Kjo s’është gjendje në tension, por edhe këtu, shto rrethanat e disa momenteve ngarkuese, disa rrethana shkojnë në favor të asaj që ngadalë jemi te fundi i fundit. Narracioni në Prishtinë, Beograd dhe të qendrat tregon se ka filluar që edhe në terren të relaksohet situata. Po përmendet normalizimi, janë shenjat që po afrohen seriozisht te implementimi i marrëveshjeve”, tha ai.

Sipas zëvendëskryesuesit, Mitrovica është para aktit të zgjedhjeve, por sipas tij, në këtë fazë, situata në terren është pak më e komplikuar.