Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sadiku: Nesër ka gjasa të arrihet numri i nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Skender Sadiku, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, është shprehur se të enjten mund arrihet numri i nevojshëm i nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore.

Të mërkurën, qytetarët në veriun e Mitrovicës dhe në Leposaviq kanë nisur nënshkrimin e peticionit për këtë çështje.

“Është proces normal pasi bartës është KQZ-ja. Ne kemi qenë aty dhe ishte një numër i madh i nënshkrimeve dhe 20% është vetëm hapi i parë... Ka qenë fluks i madh dhe anëtarët që mbledhin nënshkrimet thanë se nesër grupe të organizuara do të vijnë. Sipas gjasave, ka mundësi që nesër të arrihet numri”, ka thënë ai në “Interaktiv”.

Sipas Sadikut, gjatë qeverisjeve aktuale të komunave veriore ka pasur ndryshim drastik, ndërsa ka thënë se krijimi i strukturave të reja politike në to ka hapur rrugë për demokratizim.

“Pas rebelimit dhe kërkesës nga subjekti politik i vetmi që ka funksionuar në komunat veriore, sot ne e kemi një veprim krejt tjetër, veprim qytetar dhe është i mirëpritur. Po situata ka ndryshuar në terren, jo në atë nivel që e kërkojmë si qytetarë. Ka filluar ndryshimi”, ka shtuar ai.

E, Sadiku ka theksuar se nuk duhet të përdoren cilësime për Listën Serbe kur një person ka gabuar nga ajo. Ai ka përsëritur se për gabimin e një njeriu, nuk duhet të ndëshkohet e tërë partia.

Edhe Skepticizëm për suksesin e procesit të votimeve në veri Arbëri Skepticizëm për suksesin e procesit të votimeve në veri

“Lista Serbe është parti politike... gjashtë komuna udhëhiqen nga ajo dhe ne nuk guxojmë të biem pre e asaj që një organizatë politike ta cilësojmë si organizatë që vepron kundër rendit kushtetues, kundër shtetit. Nga nënkryetari i tyre janë distancuar vetë, nuk është më pjesë e Listës Serbe. Kanë perënduar ato kohë kur për gabime të individit ka pasur dënime kolektive. Duhet t’i identifikojmë jo vetëm te komuniteti serb, por mund të ndodhë në subjekte të ndryshme politike”, ka thënë Sadiku.