Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, ka thënë se në terren në këtë komunë ka siguri dhe normaliteti nuk është larg, por, sipas tij, është politika që me retorikën e saj po shkakton kokëçarje te banorët.
Në Interaktiv të KTV-së, Sadiku është shprehur optimist se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është afër.
Sipas tij, tashmë në këtë drejtim “po luhen minutat e fundit”.
“Jemi lodhur dhe duhet t’u kthehemi gjërave normale. Në terren më s’ka telashe e ka lëvizje të lirshme. Tash ka distancë kohore prej 23 vjetësh dhe me këto kalkulime që po bëhen po duket dritë e madhe. Në proces ka ndodhur që as që është vërejtur tuneli apo drita në tunel, por tash jemi duke e kaluar tunelin dhe po e shohim normalizimin”, ka thënë Sadiku.
-
Sadiku: Në Mitrovicën e Veriut ka siguri, politika ta ndalë retorikën nxitëse
-
Sadiku: Po shihet fundi i tensioneve në Mitrovicë, po flitet për normalizim raportesh
-
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në veri presin që palët të pajtohen për hapjen e urës
-
Sadiku: Qytetarët serbë janë për normalitet dhe hapje të Urës së Ibrit
-
Sadiku tregon se si mund të dështojë regjistrimi i popullsisë në veri