Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh urimet e mia teksa shënoni 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës—një rast për të reflektuar mbi qëndresën, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e tij.
Rubio ka thënë se SHBA-ja ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt një shteti sovran, demokratik e multietnik.
“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një shteti sovran, demokratik, multietnik dhe të begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për mirëqenien e vazhdueshme të Kosovës. Teksa festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes popujve tanë”, thuhet tutje në deklaratë.

-
Rubio: SHBA-ja e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës
-
Rubio premton bashkëpunim më të fortë me Kosovën në të ardhmen. Macron përmend dialogun
-
Rubio uron Shqipërinë: Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë
-
Rubio: SHBA-ja është e përkushtuar për fundin e luftës në Ukrainë
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën