Bordi i Radio Televizionit Publik ka bërë të ditur se do të akomodojë katër gazetarë ukrainas duke ofruar hapësirë pune për ta.
Përmes një komunikate për media, RTK-ja ka bërë të ditur se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për strehimin e 20 gazetarëve nga Ukraina, në koordinim me Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Bordi dhe Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të shtunën me datë 16 Prill 2022, kanë vendosur të ofrojnë hapësirat e transmetuesit publik (zyra, tavolina, qasje në internet dhe të gjitha pajisjet përkatëse të punës) për katër gazetarë nga Ukraina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, Radio Televizioni i Kosovës planifikon t'u ofrojë akomodim në hapësira të punës deri në gjashtë muaj katër gazetarëve ukrainas, të cilët u detyruan të largohen nga vendi i tyre pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Në përputhje me dokumentin zyrtar të këtij vendimi, prioritet do të kenë gazetaret gra të cilat do të zgjidhen nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF). Radio Televizioni i Kosovës do të ndajë të gjitha pajisjet e nevojshme në hapësirat e veta të punës si në ndërtesën e televizionit ashtu edhe në atë të radios, ndërsa një bashkëpunim i ngushtë në këtë drejtim do të bëhet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK)”, thuhet në njoftim.