Kosova planifikon t’i strehojë deri në gjashtë muaj 20 gazetarë ukrainas që janë të detyruar të largohen nga shteti i tyre pas pushtimit nga Rusia, ka raportuar të martën agjencia “Reuters”.
Sipas dokumenteve të Qeverisë që thotë se i ka parë, kjo agjenci ka raportuar se prioritet do të kenë gazetaret e zgjedhura nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Medias.
Qeveria pritet të ndajë rreth 150 mijë euro për të paguar për shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, që t’ua mundësojë punën nga larg.
Nuk ka pasur ndonjë njoftim se kur do të arrijnë këta gazetarë në Kosovë.
Kosova është solidarizuar me Ukrainën dhe u është bashkuar shteteve të Perëndimit që kanë miratuar sanksionet ndaj Rusisë.
Ukraina s’e njeh pavarësinë e Kosovës, por rreth 40 ushtarë të saj shërbejnë në misionin e NATO-s në Kosovë.
-
Qeveria e Kosovës vendos të strehojë më shumë gazetarë ukrainas
-
RTK-ja njofton se do të ofrojë hapësira pune për katër gazetarë ukrainas
-
Në Ukrainë paralajmërohet hapja e konkursit për gazetarët që duan të vijnë në Kosovë
-
Kosova e gatshme të strehojë deri në pesë mijë refugjatë nga Ukraina
-
Kuvendi i Kosovës solidarizohet me Ukrainën