Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë mbërrijnë edhe dy gazetare ukrainase

Mesditën e së hënës kanë mbërritur në Kosovë edhe dy gazetarë ukrainas.

Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash janë pritur në aeroport dhe qëndrimi i tyre në Kosovë mundësohet nga programi “Journalists in Residence - Kosovo”, që financohet nga Qeveria e Kosovës, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Më herët si pjesë e programit, ishin strehuar edhe katër gazetarë.

Programi “Journalists in Residence - Kosovo” u mundëson gazetarëve ukrainas, të ikur nga lufta, të përfitojnë pagë mujore, pagesë të qirasë dhe sigurim shëndetësor.

Sipas njoftimit, ditëve të ardhshme pritet të vijnë edhe disa gazetarë të tjera nga Ukraina.