Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbërrin në Kosovë gazetarja e katërt ukrainase

Ka mbërritur në Kosovë gazetarja e katërt ukrainase, Daria Meshchriakova, e cila do të sistemohet në kuadër të projektit "Gazetarët në Rezidencë - Kosovë".

Sipas komunikatës për media nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.

“Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor. Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit”, thuhet në njoftim.