79 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar të enjten se rastet pozitive kanë rezultuar nga 1.240 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e kësaj sëmundjeje, ka njoftuar TCh.
Numri i të shëruarve gjatë së njëjtës periudhë kohore ishte 30, për çka është rritur numri i rasteve aktive në 370.
Në spitalet COVID, në Shqipëri, po trajtohen 8 pacientë.
Artikuj të ngjashëm