Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më shumë të prekur sesa të shëruar nga COVID-19 të mërkurën në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar 50 raste të reja pozitive me COVID-19, të mërkurën.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej 539 mostra të marra për testim, derisa nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Gjatë së njëjtës periudhë, janë shëruar 39 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 272,736, ka njoftuar TCh.

Me këtë rast, është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili ka shkuar në 285. Katër pacientë po trajtohen në spital.