Data 22 shkurt është datë e veçantë për çiftet për duan të kurorëzohen, kanë deklaruar nga Komuna e Prishtinës. Numri i kërkesave për kurorëzim të martën ishte shumë i lartë, por Komuna ka arritur t’i pranojë ka pranuar vetëm 30.
“Datat 2, 14 dhe 22, janë data shumë të veçanta për kurorëzime, por 22-ta është data kur ka më së shumti kërkesa, sot janë 30. Kërkesa ka pasur aq shumë saqë s’kemi mundur t’i pranojmë më tepër se 30”, deklaroi për KTV-në zyrtarja e Ofiqarisë në komunë, Fitore Qunaku.
Kërkesat e shumta për kurorëzim sot janë shtuar për shkak të karakteristikës së shifrave, ku 22.02.2022, mund të lexohet edhe të dyja anët.
Qunaku shtoi se e kanë të vështirë t’i pranojnë të gjitha kërkesat për kurorëzim në këtë datë.
-
22.2.22 – Shumë çifte kurorëzuan lidhjen në datën e veçantë
-
Më shumë çifte u shkurorëzuan më 2023 sesa një vit më parë
-
Më pak çifte të kurorëzuara në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022
-
ASK: Ka rënie në numrin e kurorëzimeve brenda Kosovës
-
Rritet ndjeshëm numri i shkurorëzimeve, 500 më shumë nga viti në vit