Në vitin 2022, janë regjistruar 19.490 kurorëzime të çifteve kosovare, brenda dhe jashtë Kosovës, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Nga këto kurorëzime 17.863 janë regjistruar brenda territorit të Kosovës dhe 1627 jashtë Kosovës. ASK-ja ka njoftuar se ka rënie të numrit të kurorëzimeve brenda Kosovës, krahasuar me një vit më parë.
Në vitin 2021 ishin regjistruar 18.131 kurorëzime brenda Kosovës dhe 1566 jashtë Kosovës.
“Nga të dhënat statistikore, shihet se kurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, ndërsa jashtë Kosovës ka numër më të madh të çifteve të kurorëzuara në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021”, thuhet nga ASK-ja.
Në rastet e burrave mosha me më së shumti kurorëzime ishte 25-29 vjet, ndërsa te gratë 20-24 vjet.
-
Më pak çifte të kurorëzuara në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022
-
Më shumë çifte u shkurorëzuan më 2023 sesa një vit më parë
-
Rritet ndjeshëm numri i shkurorëzimeve, 500 më shumë nga viti në vit
-
ASK: Rritet numri i lindjeve dhe vdekjeve gjatë marsit, bie ai i kurorëzimeve e shkurorëzimeve
-
ASK: Rritet numri i martesave, bie numri i divorceve