Të premten me 4 gusht, në ora 10:00, Rrjeti i Grave të Kosovës fton aktivistë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarë, në protestën paqësore para Pallatit të Drejtësisë, për të kërkuar dënim maksimal për Nebih Berishën, vrasësin e viktimës së dhunës në familje Zejnepe Berisha, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Pasi që institucionet e drejtësisë nuk po ndërmerrnin masat e duhura, pas reagimeve të shumta, RrGK angazhoi avokaten Fehmije Gashi Bytyqi që të përfaqësonte familjen e Zejnepes. Si rezultat, pas ankesave të bëra nga përfaqësuesja e familjes së Zejnepes, Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur që të mbajë një seancë të premten në ora 10:00.
Pas vrasjes së Zejnepës, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit me 12 prill vrasësi i viktimës është dënuar me vetëm 12 vjet burg. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në nenin 179 mbi Vrasjen e Rëndë thotë se “Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili: ... 1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes”. Duke marrë parasysh rrethanat se si ka ndodhur kjo vrasje, peshën e veprës dhe dhunën sistematike që viktima ka përjetuar, RrGK vazhdon ta konsideroj këtë dënim si jo proporcional me veprën e kryer, thotë ndër të tjera kumtesa.
-
RrGK mban protestë, kërkohet drejtësi për Zejnepe Berishën
-
RrGK thërret protestë për të premten në kërkim të drejtësisë për Zejnepen
-
Mbrojtja e Zejnepe Berishës kërkon burgim të përjetshëm për vrasësin e saj
-
Kërkohet dënim maksimal për vrasësin e Zejnepe Berishës
-
Protestohet kundër dënimit që iu dha vrasësit të Zejnepe Berishës