Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon rëndë kërcënimet serioze ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktore e gazetës “Zëri”.
RrGGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Liria e fjalës është e drejtë themelore e njeriut dhe përpjekjet për të kërcënuar e linçuar gazetarët e guximshëm e për t’iu pamundësuar atyre punën, janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”, thotë RrGGK.
RrGGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të kryejnë hetime të shpejta dhe të ndërmarrin masat e duhura që kryesit e kësaj vepre të kapen dhe të vihen para drejtësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
RrGGK: Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme me legjislacionin në fuqi
-
KMDLNJ: Kërcënimet ndaj gazetarëve, të papranueshme dhe të dënueshme
-
AGK: 2023-ta, viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve
-
AGK-ja shpreh shqetësimet në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës ndaj gazetarëve
-
AGK-ja dënon linçimet ndaj gazetarëve Xhemajl Rexha, Jeta Xharra e Fidan Jupolli