Një konstruksion metalik në lagjen Dardania, që gjendej na hapësirë publike, është rrënuar të mërkurën. Lajmin e ka konfirmuar Komuna e Prishtinës nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Ka kohë që ky konstruksion metalik në Dardani, i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspekcionit. Pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje, dhe kësisoj nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim. Komfor ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, Inspektorët e terrenit kanë vazhduar procedurat deri në rrënim. Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të angazhohet edhe më shumë në terren, ashtu që të pamundësojë uzurpimin dhe degradimin e hapësirave publike”, është njoftuar nga komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrënohet një mbindërtim në lagjen “Dardania” të Prishtinës
-
Rrënohet një mbindërtim pa leje në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës rrënon shtesa pa leje në lagjen Dardania
-
Banorë të lagjes “Dardania” marrin urdhëresë për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim
-
Në Prishtinë po intervenohet për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit