Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Prishtinës ka bërë rrënimin e punimeve të një mbindërtimi në lagjen “Dardania”.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se punimet po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në këtë lagje.
“Drejtoria e Inspeksionit, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës”, thuhet në një postim të Ramës në Facebook.
{gallery}