Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të ligjshmërisë së Rregullores për Transparencë të Komunës së Prizrenit ka vlerësuar se ky akt është i kundërligjshëm.
Për këtë arsye ka kërkuar nga organet komunale që të njëjtin ta harmonizojnë me dispozitat ligjore në fuqi. Sipas zyrtarëve të MAPL-së, Komuna e Prizrenit është zotuar se do ta rishqyrtojë dhe ta harmonizojë këtë akt në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Ndërsa pushteti lokal çështjen e harmonizimit ligjor të rregullores në fjale ka vënë në rendin e ditës të mbledhjes së KK-së, që planifikohet të mbahet gjatë kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.
MAPL-ja në shkresën e dërguar gjatë muajit të kaluar në adresë të kryetarit Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi ka kërkuar rishqyrtimin e Rregullores komunale për transparencë, të miratuar në seancën e KK-së, të mbajtur më 18 korrik 2019.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Niveli qendror konteston Rregulloren për transparencë në Prizren
-
Harmonizohet Rregullorja për Transparencë në Prizren sipas kërkesës së MAPL-së
-
Prizreni zvarrit kërkesën e MAPL-së për ndërhyrje në rregulloren për taksa
-
Kthehet prapa vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për koncesion të pronës komunale
-
Rregullorja për transparencë harmonizohet me legjislacionin e ri në Prizren