Rregullorja për transparencë e Komunës së Prizrenit sërish është kthyer prapa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Niveli qendror ka vlerësuar se përmbajtja e kësaj rregulloreje është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Sipas Ministrisë, Rregullorja komunale për transparencë bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe të Udhëzimit Administrativ 04/2018 për transparencën në komuna.
Në kërkesën për rishqyrtim të ligjshmërisë, MAPL-ja ka njoftuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, dhe kryesuesin e KK-së së Prizrenit, Artan Abrashi, se ka marrë në shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë Rregulloren Komunale për Transparencë, të miratuar me datë 11 nëntor 2019, shkruan sot Koha Ditore.
"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi", thuhet në shkresën e Ministrisë.
Në vijim, kjo ministri ka përshkruar se në cilat pika Rregullorja është në kundërshtim me legjislacionin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Rregullorja për transparencë komunale në Prizren, kundërligjore
-
Prizreni zvarrit kërkesën e MAPL-së për ndërhyrje në rregulloren për taksa
-
PDK-ja në Prizren akuzon Komunën për mos transparencë
-
Kthehet prapa vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për koncesion të pronës komunale
-
Harmonizohet Rregullorja për Transparencë në Prizren sipas kërkesës së MAPL-së