Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar rregulloren për transparencë. Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky akt komunal është harmonizuar me legjislacionin në fuqi dhe synon forcimin e transparencës së organeve komunale sikurse edhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen lokale.
Pjesa dërrmuese e anëtarëve të KK-së i kanë dhënë mbështetje miratimit të kësaj rregulloreje, ndërkohë që ka pasur edhe këshilltarë që kanë shprehur dilemën për aftësinë e qeverisë komunale për transparencë. Në të njëjtën kohë, kuvendarë të caktuar kanë kërkuar hapjen e organeve komunale ndaj publikut sikurse edhe respektimin e legjislacionit për përdorimin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal, shkruan sot Koha Ditore.
Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Ymer Berisha, ka shpjeguar se me kërkesë ligjore nga Qeveria e Kosovës, të gjitha komunat janë të obliguara që t’i harmonizojnë aktet komunale me legjislacionin në fuqi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Harmonizohet Rregullorja për Transparencë në Prizren sipas kërkesës së MAPL-së
-
Niveli qendror konteston Rregulloren për transparencë në Prizren
-
Rregullorja për transparencë komunale në Prizren, kundërligjore
-
Miratohet Plani i veprimit për transparencë 2019-2022 në Prizren
-
Berisha: Në Prizren kërkesat për qasje në dokumente trajtohen me profesionalizëm