Delegati i Kuvendit të Kosovës në periudhën e vënies së gurthemelit të pavarësisë së shtetit, Nazmi Kelmendi, në Interaktiv të KTV-së ka kujtuar periudhën dhe rreziqet me të cilat ishin përballë delegatët e asaj kohe për miratimin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990. Duke folur në përvjetorin e 31-të, Kelmendi ka kujtuar se atë kohë delegatët shqiptarë ishin përballë me shumë fyerje, kërcënime e sulme për veprimet e tyre.
“Sot kemi emocion të veçantë, sepse atë ditë të 1990-s të gjithë deputetët e asaj legjislature i gjetëm të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, kuptohet kryetar ishte i komunitetit serb. Kur i kemi parë policët brenda ne jemi ndier shumë të fyer sepse ishte shtëpia jonë. Ishim të vendosur dhe i kemi kryer të gjitha ato detyra. Jam me fat që kam qenë në atë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai fillimisht.
Kelmendi ka thënë se që nga dhjetori i 1989-s, seancat e Kuvendit kanë qenë “të nxehta”.
“Sepse u kërkua nga ne të bëjmë ndryshimin e shumë ligjeve, në përputhje me Kushtetutën në fuqi që ka qenë e Serbisë dhe për ne s’ishte e lehtë. Megjithatë jemi mobilizuar aq shpejt dhe kemi qenë një zë. Shumë herë na është ndërpre seanca, na është rrethuar foltorja. Një pjesë e madhe e komunitetit, ish-kolegëve serb e malazezë kanë qenë edhe të armatosur. Dy net e kemi pritur agimin dhe mëngjesin, darkën e drekën të gjitha aty. Ka qenë një mobilizim dhe e kemi përkrahur njëri tjetrin. Sidomos femrat e kanë luajtur rolin e vet. Ka pasur rast kur bashkëshorti ia ka sjellë gruas së tij fëmijën e i ka dhënë gji dhe i ka thënë bashkëshortes urdhëro vazhdoje punën. Kanë qenë momente të vështira e përgjegjësi e madhe”, ka kujtuar ai.
-
Në 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shprehet brengë për Kosovën e së sotmes
-
36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese
-
35-vjetori i Deklaratës Kushtetuese kalon në heshtje institucionale
-
Ish-delegatët e Deklaratës Kushtetuese të pakënaqur me pozitën e Kosovës
-
2 Korriku shënohet pa organizim institucional – delegatët kritikojnë institucionet