Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth, i ka reaguar emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova ka edhe dy kritere pa përmbushur për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Roth e ka quajtur të pakuptimtë që SHBA-ja të flasë për këtë gjë. Ndërkaq, ka thënë se qasja e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të marrë fund menjëherë. Ka theksuar se është vetë Këshilli i Evropës që vendos e jo SHBA-ja.
“Është krejtësisht e pakuptimtë që SHBA-ja vë kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e SHBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet e saj anëtare janë në ulësen e shoferit - jo SHBA-ja!” ka shkruar ai.
It’s completely incomprehensible that the ?? sets extra conditions for Kosovo's membership in the Council of Europe. This unbalanced approach by the US towards Kosovo must finally stop. It’s unfair and unjust. The @coe and its member states sit in the driver’s seat - not ??! https://t.co/mi89SJ5AOx
— Michael Roth - official ?????? (@MiRo_SPD) March 16, 2024
Edhe deputetë të tjerë gjermanë i kanë reaguar emisarit amerikan një ditë më parë. Frank Schwabe iu është drejtuar Escobarit se “ne do të vendosim mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim bazuar në rregullat dhe vlerat tona”. Kurse, Knut Abraham, po ashtu i ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës Këshilli vendos si i pavarur.
-
Cilësohet jodiplomatik deklarimi i Escobarit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
-
Deputeti gjerman - Escobarit: Për anëtarësimin e Kosovës në KiE vendosim ne, SHBA-ja s’do të pranohej
-
Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi
-
Ambasadori Rohde shprehet i frustruar për moslargimin e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Rohde: Veprimet e Serbisë në KiE shkelin Marrëveshjen e Ohrit, Gjermania mbështet Kosovën