Fatmir Menekshe nga organizata “Nevo Koncepti” ka thënë se përmes projektit “Promovimi i gjuhës rome në Komunën e Prizrenit” është riaktualizuar kërkesa që gjuha rome të njihet si gjuhë zyrtare.
Ai, të martën, në emisionin “Sot” në KTV, ka thënë se komuniteti rom duhet ta gëzojë këtë të drejtë.
Menekshe ka shtuar se është themeluar një rrjet i përbërë nga organizata të shoqërisë civile për të avokuar që kjo gjuhë të jetë zyrtare.
“Kemi mbështetjen edhe të ambasadës së Amerikës dhe institucioneve tjera. Ne deri tani kemi bërë tre kërkesa lidhur me njohjen e kësaj gjuhe. Pothuajse 50 organizata joqeveritare jo rome kanë nënshkruar këtë kërkesë. Ne në kuadër të projektit kemi angazhuar një ekspert ligjor, për të bërë interpretimin e ligjeve përkatëse. Ajo kërkesë po përkthehet në pesë gjuhë që secili komunitet ta kuptojë më qartë”, ka thënë ai.
Sipas tij, mund të vërtetohet që kjo gjuhë daton shumë herët në Prizren.
Menekshe ka thënë se deri më tani kjo kërkesë është neglizhuar nga autoritetet lokale.
Ka shtuar se kësaj radhe janë shumë optimist se kërkesa e tyre do të realizohet.
Edhe
Riaktualizohet kërkesa për njohjen zyrtare të gjuhës rome në Prizren
Aktualisht gjuhë zyrtare në Prizren janë shqipja, serbishtja dhe turqishtja.
VIDEO: