Arbëri

Rohde për shpronësimet në veri: Mënyra e procedimit s’është në përputhje me sundimin e ligjit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde / Foto: KOHA

Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT-it/BE-së/OSBE-së për shpronësimin, më lejoni të citoj nga raporti i Juristëve të shquar të KE-së: “Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare të Kosovës”.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, e ka cituar raportin e juristëve të Komisionit Evropian, si përgjigje ndaj reagimit të Qeverisë për deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së lidhur me procesin e shpronësimit në komunat e Leposaviqit dhe Zubin-Potokut që nga mesi i janarit 2023.

Në reagimin e ekzekutivit të publikuar në Facebook javën e kaluar, lidhur me deklaratën e tyre të përbashkët se “Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”, thuhej se shpronësimet vlerësohen nga ligjshmëria dhe jo nga etnia.

Rohde ka cituar raportin e juristëve të KE-së, duke thënë se “kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka gjasa të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare të Kosovës”.

Sipas ambasadorit gjerman, BE-ja e OSBE-ja janë partnerë në ndërtim dhe jo në ndëshkim të shtetit.

Qeveria ka marrë vendim për të finalizuar shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri.