Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë të enjten se kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka marrë nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin-Potok, e që deri sot ishte nën menaxhim të strukturave paralele.
“Kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore. Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional. Tash e tutje, KRU Mitrovica do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRizvanolli ka thënë se e drejta bazike e qytetarëve tani do të realizohet në mënyrë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë.
Në ditët e fundit janë mbyllur disa zyra që kanë funksionuar ilegalisht në veri.