Kanali i Ibër-Lepencit është rindërtuar, ka njoftuar të martën ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Nëpërmjet një videoje të publikuar nga vendi i ngjarjes, Rizvanolli ka thënë se rindërtimi ka ndodhur brenda një muaji.
“Kanali i Ibër-Lepencit është rehabilituar brenda një muaji”, është shprehur ajo.
Bashkë me Rizvanollin ishte edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se ata që mendojnë se mund t’i bëjnë dëm vendit, gabojnë.
“Edhe një sukses i jashtëzakonshëm, kushdo që mendon se na bën dëm, gabon rëndë”, ka thënë Sveçla.
Edhe
Investimi në “Ibër-Lepenc” vlerësohet strategjik për sigurinë ujore
Kanali i Ibër-Lepencit është dëmtuar nga sulmi terrorist më 29 nëntor. Ky sulm ka rrezikuar infrastrukturën kritike të vendit.
“Vetëm një muaj na janë dashur për ta rehabilituar kanalin e Ibër Lepencit që ishte cak i sulmit terrorist e që kishte për qëllim dëmtimin e pariparueshëm të tij. Ata dështuan, e ne jemi më të fortë se kurrë. Falënderim të përzemërt për ndërmarrjen tonë publike, ministrinë e Ekonomisë dhe për punëtorët që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme çdo ditë prej ndërhyrjeve emergjente për të siguruar rrjedhën e ujin e deri të riparimi i kanalit”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në Facebook.
-
Përurohet projekti që synon të forcojë sigurinë e kanalit të Ibër-Lepencit
-
Rreth 400 mijë euro dëm i shkaktuar në Ibër-Lepenc nga shpërthimi terrorist
-
Rizvanolli: Intervenimet në kanalin e Ibër-Lepencit kanë përfunduar, furnizimi i tij me ujë ka rifilluar
-
Rizvanolli: Sulmi në Ibër-Lepenc e bëri të qartë se jemi të përgatitur të përballojmë kërcënime të tilla