Zjarret janë rikthyer të dielën në Krujë, midis tri fshatrave dhe po përparojnë drejt banesave në Larushk, duke djegur shumë hektarë tokë.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat po përhapen akoma më shumë.
Zjarri është në kufi me fshatin Halil dhe Arameras, ndërsa era po e vështirëson akoma më shumë situatën.
Përhapja e flakëve po rrezikon banesat që ndodhen aty, për këtë arsye zjarrfikësit janë përqendruar kryesisht në Larushk për të ndalur përparimin e zjarrit.
Ndërkohë një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në fshatin Zgërdhesh./TCH
Artikuj të ngjashëm
-
Rëndohet situata e zjarreve në Lezhë
-
Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona
-
Situatë apokaliptike në rrethinat e Tiranës, sipërfaqe të mëdha të përfshira nga zjarret
-
Evakuohen banorët pas zjarrit në Krujë, pacientët dërgohen në Tiranë
-
Raportohet se dikush ka djegur disa hektarë me mjedra, dredhëza, arra e mal