Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikalo merr mbështetje në Berlin për avancimin e sektorit të bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, në kuadër të vizitës së tij në Berlin, është takuar me Komisionerin për Bujqësi, Phil Hogan, si dhe Komisionerin për Siguri të Ushqimit dhe Shëndetësi, Vyetinis Andriukatis, ku është biseduar ekskluzivisht për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës në avancimin e sektorit të bujqësisë.

Me këtë rast, ministri Rikalo ka marrë përkrahje të fuqishme nga të dy komisionerët për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset e integrimit evropian.

Po ashtu, ministri Rikalo është shprehur i gatshëm që përmes angazhimit të tij në ministri t’i përmbush të gjitha kriteret që dalin nga MSA-ja, e gjitha kjo për një rrugëtim sa më të shpejt të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sipas komunikatës së MB-së, gjatë këtij takimi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë, si dhe i ka njoftuar ata me programet e ministrisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi

Kujtojmë se Qeveria e Ramush Haradinajt është zotuar se do të përmbushë pesë kushtet e PSD-së, për të mundur të ketë votat për miratimin në lexim të dytë të Buxhetit të shtetit, e njëra prej tyre është edhe shkarkimi i ministrit nga Lista Serbe, Nenad Rikallo.

LEXO EDHE: PSD-ja s’e voton buxhetin pa iu plotësuar kushtet, Qeveria synon ta miratojë në fund të muajit