Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvillimitRural përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Nenad Rikallo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert.
Rikallo e njoftoi ambasadorin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për punën që do të vazhdojnë ta bëjnë në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZHR-së për këtë mandat.
Rikallo, tha se MBPZHR-ja tashmë ka filluar hartimin e programit të vitit të ardhshëm, përmes të cilit ai theksoi se do të rrisin mbështetjen për bujqësinë në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së këtij sektori.
Përmes mbështetjes që do të vazhdojnë për këtë sektor, ai tha se do të arrijnë që të krijojnë kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore.
Nga ana e tij, ambasadori Didier Chabert, ka uruar ministrin Rikallo për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
-
Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë në Kosovë
-
Rikallo prezanton të arriturat e bujqësisë në Kosovë në konferencën franceze të ushqimit
-
SHBA do të vazhdojë të mbështes bujqësinë në Kosovë
-
Rikallo flet me ambasadorin gjerman për planet e tij bujqësore të Kosovës
-
Apostolova premton mbështetje për sektorin e bujqësisë në Kosovë