Deputeti Rexhep Selimi është propozuar të jetë shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Koha.net mëson se një propozim i tillë pritet të votohet nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie.
Shef i këtij grupi, legjislaturën e kaluar ishte Glauk Konjufca i cili tash mban postin e të parit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar ka marrë 29 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u renditur kështu partia e parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për deputetë
-
Rexhepi: Po diskutohen me Nismën dy ose tre emra për kryetarin e Kuvendit
-
Kusari-Lila do të udhëheqë me Grupin parlamentar të VV-së
-
Konjufca ia kërkon VV-së emrin e mandatarit për kryeministër
-
Liburn Aliu, u.d i Grupit Parlamentar të LVV-së