Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihen reshje shiu, të cilat intensitetin do ta rrisin gjatë kësaj dite.
“Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote”, është bërë e ditur në njoftim.
Sipas IHMK-së, të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik, parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.