Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me reshje shiu të dielën në Kosovë

moti

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta shiu pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur “Meteo Kosova”, temperaturat do të jenë më të larta se një ditë më parë.

Ato minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës prej 13 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h.