Mot me vranësira dhe intervale me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
“Meteo Kosova” ka njoftuar se vende-vende do të ketë reshje shiu.
Temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato minimalet nga 5 deri në 7 gradë Celsius.
“Era do fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-34 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C”, thuhet tutje në njoftim.