Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje në të gjithë territorin dhe rritje temperaturash në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat e thella të verilindjes do të ketë reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndejshme, të cilat do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.