Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës.
Sipas njoftimit nga IHMK-ja, nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.
Ndërkaq nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s.