Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rënia e demokracisë

Ka qenë thirrja për demokraci ajo që ka bërë bashkë njerëz në skaje të ndryshme të botës, nëpër periudha të ndryshme kohore.

Përballë regjimeve represive, të korruptuara e diktatoriale, dy gishtat do të ngriheshin në Kosovë në vitet tetëdhjetë, shtetet e dikurshme të Bashkimit Sovjetik në vitet nëntëdhjetë, si dhe shtetet e Lindjes së Mesme gjatë pranverës arabe më 2010, midis të tjerash, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në të gjitha rastet, demokracia liberale perëndimore do të ishte model e do të shërbente si frymëzim.

Por sot, ajo ndodhet në krizë. Ajo që definohet si “një qeveri e popullit, nga populli, për popullin” e ka marrë teposhtën. Demokracia nuk po mund të merret e mirëqenë as në shtetet që kanë qenë burim i saj. Entuziazmi për të duket se ka rënë.

“Demokracia buzë humnerës”, “demokracia në krizë”, janë alarmet, shpesh të pasqyruara në ballinat e gazetave më prestigjioze ndërkombëtare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)