Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Remi ende po merret në pyetje, Prokuroria Speciale nuk do të japë asnjë informatë

Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Llapit, Rrustem Mustafa Remi, ende po merret në pyetje nga prokurori special në Hagë.

KTV merr vesh se Mustafa do të vazhdojë të merret në pyetje edhe ditën e nesërme, ndërsa të mërkurën para prokurorit do të paraqitet ish-komandanti tjetër i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Zyra për informim e Prokurorisë Speciale ka thënë për KTV-në se nuk do të japin asnjë informatë pas përfundimit të marrjes në pyetje të të dyshuarve, raporton Koha.net.

Televizioni mëson se marrja në pyetje e Remit për ditën e sotme pritet të përfundojë shpejt.