Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së për rajonin e Llapit, është i pari që do të përballet nga sot, me pretendimet për krime lufte të dala nga raporti i Dick Martyt.
Para nisjes për në Hagë, ish-deputeti i PDK-së dje tha së është i ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar, transmeton Koha.net.
I njohur si komandant Remi, sot, ditë e hënë, do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale.
I ftuari tjetër i Gjykatës Speciale, ish-komandanti i UÇK-së i Sami Lushtaku, i cili u nis dje bashkë me Mustafën, po që do të intervistohet të mërkurën me datë 16 janar.
Ai dje tha se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar për intervistim, por thotë se këtë do ta kuptojë të mërkurën.
Edhe
Rrustem Mustafa kthehet në PDK
Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku janë dy të ftuarit e parë të Speciales që do të intervistohet në Hagë.
Vendimi për themelimin e kësaj gjykatë u mor në gusht të 2015-s në Kuvendin e Kosovës, pas tentimit të dytë.
-
Prokuroria kërkon dënimin e Lushtakut dhe të tjerëve
-
OVL e UÇK-së thërret qytetarët të mblidhen para stacionit të Policisë ku pritet të intervistohet Lushtaku
-
Anulohet për çështje procedurale seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve
-
Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së