Arbëri

Sot pritet të vijë grupi i tretë prej 139 refugjatësh afganë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendim për mbrojtje të përkohshme të shtetasve afganë të cilët kanë ndihmuar SHBA-në.

Ai ka thënë se tashmë kanë mbërritur dy grupe të shtetasve afganë. I fundit sipas tij ka qenë mbrëmë pas mesnatës ku 113 shtetas afganë, bashkëpunëtorë të NATO-s së bashku me familjarë të tyre kanë ardhur dhe janë proceduar sipas ligjeve të Kosovës dhe janë akomoduar në ish-kampin e Bechtel Enkas.

Sveçla ka thënë se sot do të vijnë 139 shtetas tjerë afganë me një fluturim të ri dhe të njëjtit do të akomodohen në të njëjtin kamp.

Ai ka thënë se deri tash nuk ka asnjë shtetas afganë të infektuar me COVID-19.

“Është bërë regjistrimi i tyre në databazat e Policisë së kufirit dhe do të vazhdojmë në trajtimin e tyre bazuar në ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se strehimi afatshkurtër me ligj është një vit, në raste specifike edhe një vit tjetër, por sipas tij, po flitet për shtetas afganë që SHBA-ja do t’i pranojë.

Ai ka thënë se një pjesë e kampit Bondsteel është i përshtatshëm për akomodim kur do që të ketë nevojë.

Sveçla ka thënë se vaksinimi it tyre do të bëhet me vaksinat Johnson&Johnson të cilat janë ofruar nga shtetet e NATO-s.

“Numrin e saktë të fëmijëve tash nuk e di, natën e parë kanë qenë 54 gra dhe fëmijë, dje numri ka qenë më i vogël. Nuk e kam marrë ende listën e shtetasve afganë për ditën e sotme. Kushtet atje janë realitivisht të mira. Përveç shërbimeve të tjera do të ketë edhe aktivitete që do t’u shërbejnë moshave të reja. Atyre do t’u ofrohet ndihmë psiko-sociale”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se është i bindur që strehimi i tyre nuk do të zgjas edhe aq shumë sa fëmijët t’i nënshtrohen procesit mësimor.

Ai ka shtuar tutje se për shpenzime të gjitha i kanë marrë përsipër SHBA-ja dhe NATO-ja.