Në Kosovë kanë arritur 146 qytetarë afganë të enjten.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se procedurat për pritjen e tyre kanë përfunduar dhe janë akomoduar.
“Sot mirëpritëm në Republikën e Kosovës 146 qytetarë afganë dhe procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake. Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO”, shkroi Sveçla në Facebook.
Ministri ka thënë se angazhohen që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, t’u mundësohet strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në Kosovë.
Në Kosovë kishin ardhur dhjetëra afganë kur talebanët morën pushtetin në Kabul, me disa që udhëtuan më pas drejt shteteve të tjera nga Kosova.