Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Largohet nga Kosova grupi i fundit i refugjatëve afganë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se grupi i fundit i refugjatëve afganë është larguar nga Kosova të premten.

Sipas Sveçlës, Qeveria dhe Ministria që ai drejton morën përsipër këtë proces pa asnjë dilemë dhe me përgjegjësi të lartë.

“Falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe aleatët tanë, jemi drejt finalizimit të suksesshëm të këtij procesi. Jemi angazhuar maksimalisht bashkë me partnerët tanë që çdo kërkesë e të strehuarve të plotësohet në afat optimal dhe të sigurojmë mirëqenie e kushte të mira për të gjithë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Vitin e kaluar, rreth 700 afganë u strehuan në kampin e kompanisë së ndërtimit të rrugëve, Bechtel-Enka si dhe pjesa tjetër në kampin e ushtrisë amerikane, Bondsteel, në Kosovë. Ata u larguan nga Afganistani pasi talebanët morën pushtetin në duar.

 

Sot përcollëm nga Kosova grupin e fundit të qytetarëve afganë të cilët ishin të akomoduar në kampin “Bechtel” në...

Posted by Xhelal Sveçla on Friday, March 25, 2022