Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për regjistrimin e një partie të re politike në Kosovë.
Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale me akronimin PQMS është iniciativë qytetare e cila udhëhiqet nga Sali Salihu.
“Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim të iniciativës politike, Zyra ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, duke filluar nga: Statuti, programi, akti i themelimit, simboli, raporti financiar, libreza e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar dhe taksën e regjistrimit në vlerën 500 Euro. Pas pranimit të këtyre dokumenteve, Zyra ka komunikuar me palët, duke i dërguar shkresën që përmban komentet për ndryshim. Iniciativës politike i është dhënë afat prej 5 ditësh për të dërguar ndryshimet në statut dhe numrin e mbështetësve. Para përfundimit të këtij afati, iniciativa politike ka aplikuar ndryshimet e kërkuara dhe ka dorëzuar materialet në Zyrë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kjo është partia politike e 53-të.
-
KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike
-
Subjektet politike garojnë me këta numra në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Refuzohet certifikimi i dy partive politike
-
Elezi: Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit institucional
-
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit