Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike

kqz

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka certifikuar 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me dhjetë vota për miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fletëvotimi i miratuar do të përdoret vetëm për votimin me postë, i cili do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.

Sipas Rregullores Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar për votim me postë, t’u dërgojë përmes postës, ndër tjerash, fletëvotimin.

KQZ po ashtu miratoi formulën për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve me Kusht. Sipas formulës së miratuar, KQZ, në ditët në vazhdim, do të emërojë 214 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve me Kusht, të cilët do të nominohen nga subjektet politike. Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht do të mundësohet në 52 vendvotime, në kuadër të 38 qendrave të votimit. 

Në mbledhjen paraprake, përmes procedurës qarkulluese, KQZ ka miratuar formulën për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve, në të cilat, më 7 qershor do të zhvillohet votimi i rregullt. Sipas formulës së miratuar, KQZ, në vazhdim të procesit, do të emërojë 14,500 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, 1,110 prej të cilëve, anëtarë rezervë.

Po ashtu, KQZ miratoi formulën për përbërjen e ekipeve të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit.Sipas formulës, KQZ, së shpejti do të emërojë 2,064 anëtarë të 508 ekipeve të numërimit, të cilët do të nominohen nga subjektet politike dhe që do të angazhohen në këto qendra për verifikim të rezultateve të subjekteve politike pas numërimit në vendvotime dhe në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit do ta ketë numrin 116. Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 125. Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta këtë numrin 128. Partia Socialdemokrate do të garojë me numrin 129.

Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor të këtij viti./ EkonomiaOnline