Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

Adnan Rrustemi

Foto: EO

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se, pas kthimit në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja Justina Shiroka-Pula, Kuvendi i Kosovës i ka dy mundësi procedurale për të vazhduar me këtë çështje.

Rrustemi ka deklaruar se Ligji mund të rivotohet i pandryshuar me shumicën prej 61 votash, ose procedura të nisë nga fillimi.

“Në kuptim procedural, Kuvendi aktualisht i ka dy opsione: ose ta rivotojë me shumicë prej 61 votash, të pandryshuar ose ta kthejë në pikën nga fillimi. Shpresoj që sponsorizuesit ta nisin sa më parë dhe ta kalojmë sa më shpejt në Kuvend”, ka deklaruar Rrustemi, raporton EO. 

Presidentja Justina Shiroka Pula të enjten e ka kthyer të enjten për rishqyrtim në Kuvend Ligjin që ia kufizon juridiksionin Gjykatës Speciale, pak qaste pasi këtë e ka kërkuar subjekti politik që ka sponsorizuar këtë dokument – PDK-ja.