Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë.
Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara ia ka refuzuar apelin Kadrit Veselit ndaj vendimit të gjykatës së procedurës paraprake për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.
Apeli ka marrë vendim të enjten për ta refuzuar tërësisht apelimin e Veselit.
Ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata e refuzon kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm
-
Krasniqit, Veselit e Selimit u refuzohen kërkesat për lirim të përkohshëm
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit
-
U vazhdohet paraburgimi Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit
-
Thaçit e Veselit u vazhdohet masa e paraburgimit